Motra e 26-vjeçarit të vrarë nxjerr rrëfen detaje tronditëse: Vetëm qante nuk më tregonte se kush e kërcënonte

Shqipëria

Motra e 26-vjeçarit të vrarë nxjerr rrëfen detaje tronditëse: Vetëm qante nuk më tregonte se kush e kërcënonte

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 16:01
Martin Çeço

E motra e 26-vjeçarit Martin Çeço, i cili u mbyt me litar nga tre persona dhe u hodh në rezervuarin e Maliqit ka rrëfyer se vëllain e kërcënonin duke i thënë se “do të dalësh këtu, të presim, po nuk erdhe do të vijmë në shtëpi”.

Sipas saj, i vëllai i saj nuk i kishte treguar se cilët ishin personat që e kishin kërcënuar dhe as arsyen e këtij kërcënimi.

Çfarë ka ndodhur me vëllanë tuaj?

E motra e 26 vjeçarit: E kanë marrë në 1 të natës, e merrnin në telefon dhe e kërcënonin. Do dalësh do vish këtu, të presim, po nuk erdhe do të vijmë në shtëpi.

Pse e kërcënonin ?

E motra e 26 vjeçarit: Nuk e di

A kishte probleme, ishte grindur me njeri?

E motra e 26 vjeçarit: Jo nuk ishte grindur

Ju jetoni në Greqi nga e morët vesh që e kërcënonin? 

E motra e 26 vjeçarit: Më merrte në telefon vazhdimisht, më thoshte kam një hall. Më trego motrës i thosha, po nuk e tregonte.

Prej sa kohësh vazhdonin kërcënimet?

E motra e 26 vjeçarit: Para nja tre ditësh.

Ta tregoi se pse e kërcënonin?

E motra e 26 vjeçarit: Jo nuk më tregoi e mbante përbrenda, vetëm qante.

Ishte i lidhur vëllai juaj?

E motra e 26 vjeçarit: Po i ishte i lidhur

A kishte probleme me vajzën?

E motra e 26 vjeçarit: Jo nuk kishte

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat