Vrasja e Aleksandër Sadikajt në atentat me tritol, e dashura e tij bën reagimin e parë

Shqipëria

Vrasja e Aleksandër Sadikajt në atentat me tritol, e dashura e tij bën reagimin e parë

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 20:44
Aleksandër Sadikaj

E dashura e Aleksandër Sadikajt ka bërë reagimin e parë në rrjetet sociale pas ndarjes nga jeta të partnerit të saj, i cili u vra në një atentat me tritol pak ditë më parë në Tiranë.

Ajo ka ndarë në rrjetet sociale foto përkrah tij ku shprehet se e ka marrë malli shumë dhe tashmë asgjë në jetë nuk ka më kuptim për të.

“Ah moj beb, kjo bote ishte shum mizore per ty. Nje engjell si ty i duhej zotit lart.Na le me vuajtje dhe pike ne zemer, por mjafton qe ti te jesh prere i qete ne paqe. Vetem ideja qe je prane Zotit me ben te ndihem mire se me mire se ai nuk kujdeset dot askush per ty. Cdo veper te mire qe ke bere mbi toke do ta nxjerr ne pah koha dhe drejtesia.

Cdo moment i yni me mungon. Ishe njeriu qe desha me shume ne kte bote dhe ne boten tjeter. Mezi po pres te te takoj.Nuk jetohet ne kete ferr. Me prit, TE DUA SHUMEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE Gjysma ime, nuk po te gjej dot se ku je. I kam pare te gjitha vendet ku rrije ti, po ti nuk je me. Me ke ikur larg dhe spo te arrij dot.

Me duket nje jete pa ty. Me ka malul mali cum pel ty bebi. Ti me shikon mua po un ste shikoj dot ty. Kjo nuk eshte e drejte. Me perqafon me eren, po une ste perqafoj dot. Nuk ka asgje kuptim pa ty. Cdo gje esht gri, ska ngjyra. Nuk ka me jete as gezim. Nuk ka me asgje. Ade te bebi ote te jemi pelgjithmon bashk sic me kishe plemtual”, shkruan ajo.

Aleksadër Sadikaj u vra në një atentat mafioz me tritol teksa udhëtonte me automjet pranë rrethrrotullimit të Saukut. Partnerja e tij ka dhënë dëshmi para hetuesve që po merren me çështjen e Sadikajt ku ka theksuar se dy netë para ngjarjes së rëndë, ka vënë re diçka të çuditshme në automjet duke u dhënë atyre indicie për të arritur në gjurmët e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat