I nxehti afrikan ‘godet’ Shqipërinë, surprizat e papritur në këto zona

Shqipëria

I nxehti afrikan ‘godet’ Shqipërinë, surprizat e papritur në këto zona

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Por në ndryshim me ditët që kemi kaluar deri më tani; në fund të javës që presim përpara parashikohet që vendi ynë të preket nga vala e të nxehtit afrikan dhe temperatura shumë të larta.

Moti për të gjitha ditët e kësaj jave parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kryesisht në relievet malore në lindje dhe jug.

Këto vranësira në orët e nxehta të ditës do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara por në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut por e lehtë dhe përgjatë bregdetit e zonat luginore deri mesatare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat