Ranë me makinë në lumin Osum, publikohet foto e nënës dhe djalit 6-vjeçar që humbën jetën

Shqipëria

Ranë me makinë në lumin Osum, publikohet foto e nënës dhe djalit 6-vjeçar që humbën jetën

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 18:51
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Beratin ditën e sotme pasi një 25-vjeçare dhe djali i saj 6-vjeçar humbën jetën në lumin Osum.

Klaudja Xhaferaj po kthehej nga spitali me djalin e saj kur një parakalim i gabuar bëri që të humbiste kontrollin dhe të përfundonte në lumë.

Pavarësisht përpjekjes së qytetarëve për t’i shpëtuar, nënë e bir u shpallën të vdekur në vendngjarje.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë të ditur se 25-vjeçarja ka lënë pas dhe një djalë të vogël 2-vjeçar.

Image
Viktimat e aksidentit, Klaudia Xhaferaj dhe biri i saj

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat