Tentoi të vrasë gruan duke e përplasur me makinë, zbardhet identiteti i 48-vjeçarit

Shqipëria

Tentoi të vrasë gruan duke e përplasur me makinë, zbardhet identiteti i 48-vjeçarit

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Një 48-vjeçar nga Tirana është shpallur në kërkim, pasi ka tentuar të përplasë me makinë bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje ndaj këtij të fundit.

Burimet kanë bërë me dije se rasti është referuar si tentativë vrasjeje ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi Rakip Mecaj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit R. M., 48 vjeç, pasi ka tentuar të dëmtojë gjatë drejtimit të automjetit, bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje”, bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat