Tragjike në Sarandë/ Ndërron jetë 22-vjeçari si pasojë e motit të keq, i ra tenda e kalçetos…

Shqipëria

Tragjike në Sarandë/ Ndërron jetë 22-vjeçari si pasojë e motit të keq, i ra tenda e kalçetos…

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 22:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Një i ri 22-vjeçar, Armando Kazma ka humbur tragjikisht jetën mbrëmjen e sotme në Sarandë.

I riu u plagos për vdekje si pasojë e rënies së një tende në kalçeto.

22 vjeçari u transportua menjëherë në spital por nuk mundi të mbijetonte.

Moti i keq dhe era e fortë  përfshiu qytetin jugor për disa minuta.

NJOFTIMI I POLICISE
Sot, rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, si pasojë e motit të përkeqësuar, është rrëzuar tenda mbrojtëse e një kalçetoje sportive dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat