Arrestohet 20 vjeçari nga Kosova në Gjirokastër, tentoi të kalonte emigrantë ilegalisht

Shqipëria

Arrestohet 20 vjeçari nga Kosova në Gjirokastër, tentoi të kalonte emigrantë ilegalisht

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Një 20-vjeçar është arrestuar pasi po transportonte dy emigrantë të paligjshëm në Gjirokastër.

Kosovari me iniciale E. B. që drejtonte mjetin tip “Volkswagen”, u kap në vendin e quajtur “Ura e Lumit” me dy emigrantët që u kishte marrë para.

Operacioni policor i koduar “Road Guard 30” sekuestroi një automjet, aparat celular dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”./TCH/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat