Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e pandemisë: Një humbje jete dhe 962 qytetarë të infektuar në Shqipëri

Shqipëria

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e pandemisë: Një humbje jete dhe 962 qytetarë të infektuar në Shqipëri

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në vendin tonë, ndërsa raportohet se nga 2245 testime kanë rezultuar pozitivë 962 qytetarë.

Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë shëruar 416 paciente.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

“Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet ne njoftim.

SITUATA NE 24 ORE

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2245 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 962 qytetarë, në këto bashki:

404 në Tiranë, 62 në Durrës, 46 në Vlorë, 43 në Berat, 35 në Sarandë, 33 në Lezhë, 32 në Shkodër, 28 në Lushnje, 23 në Kamëz, nga 22 qytetarë në Elbasan, Patos, 21 në Fier, 19 në Kavajë, 18 në Gjirokastër, nga 13 qytetarë në Divjakë, Krujë, Korçë, 10 në Himarë, 7 në Vorë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Dimal, Kuçovë, Belsh, Gramsh, nga 5 qytetarë në Kurbin, Roskovec, Mallakastër, Librazhd, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Puke, Mirditë, Dibër, Delvinë, Këlcyrë, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Kukës, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Rrogozhinë, Maliq, Pogradec, Devoll, Skrapar, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Mat, Selenicë, Përmet.

Janë 6,189 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 33 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 84 vjeçe.

Janë shëruar 416 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 277,992 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (9 Korrik 2022)

Raste të reja ditore         962

Të shëruar në 24 orë       416

Të shtruar në spitale         33

Humbje jete në 24 orë      1

Testime ditore                 2245

Testime totale              1,865,425

Raste pozitive                 287,694

Raste të shëruara             277,992

Raste Aktive                        6,189

Humbje jete                         3,513

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                3,757

Fier                       444

Durrës                  440

Vlorë                             364

Shkodër               251

Berat                              217

Elbasan               203

Gjirokastër                 179

Lezhë                           150

Korçë                              91

Dibër                              68

Kukës                            25

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat