Humb jetën një përdorues i lëndëve narkotike në Korçë

Shqipëria

Humb jetën një përdorues i lëndëve narkotike në Korçë

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Një 37-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së hënës në spitalin e Korçës.

Qytetari ka mbërritur i pajetë, pa shenja dhune në trup dhe i shoqëruar nga familjarët e tij.

37-vjeçari banonte në fshatin Podgorie në Maliq.

Sipas policisë nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, thonë autoritetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat