Kur do hapen negociatat? Përgjigjet Varhelyi

Shqipëria

Kur do hapen negociatat? Përgjigjet Varhelyi

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 19:50
Oliver Varhelyi

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka folur për bypassin e Vlorës duke thënë se vijon të befasohet nga rrugët sa herë vjen në Shqipëri për shkak të investimeve që bëhen në infrastrukturë. Sipas tij, qeveria po ndërton Shqipërinë për brezin e ardhshëm ndërsa shton se në këto rrugë do të shihen automjete të rënda që do të lehtësojnë tregtinë, gjë që do të ndikojë edhe në ekonomi.

"Së pari, është vërtetë kënaqësi që rikthehem në Shqipëri pasi është një vend që vijon të më befasoj. Me pak fjalë, ju po ndërtoni Shqipërinë për brezin tuaj të ardhshëm. Brezat e mëparshëm nuk kanë dhënë rezultatet që duhet të jepnin për atë që ka nevojë shoqëria moderne. Nuk ka ekonomi e shoqëri pa rrugë për tregtinë, pa rrugë të cilat lehtësojnë tregtinë dhe për këtë arsye kemi qenë tejet të qartë që prej fillimit.

E di që kemi bërë gjithë këtë punë gjatë gjithë kësaj kohe por kemi bërë shtysën e fundit. Më parë janë dashur orë për të bërë 20 km rreth qytetit ndërsa tani, ajo gjë i mbetet historisë se në këto rrugë do shohim shumë maune, automjete të rënda.

Për ne, ndërlidhja me njëri-tjetrin vijon të jetë një nga cështjet më të rëndësishme. E di nga përvoja e Hungarisë se cfarë ndryshimi është kur ke muindësi të lidhesh me tjetrin. Jam shumë krenar për BERZH-in që kanë bërë këtë të mundur. Pa partnerët tanë, kjo nuk do të ishte e mundur. Kjo është punë e cila është bërë për qytetarët, për bizneset. Kjo tregon dhe vlerën e madhe të planit të investimeve dhe të përshpejtojmë punën", tha Varhelyi.

Sa i përket Konferencës së Parë Ndërqeveritare, Varhelyi tha se është shpresëplotë që të ketë lajme të mira në ditët në vijim.

"Më lejoni të inkurajoj Shqipërinë që të përshpejtojë punën edhe në fushën e integrimit. Shqipëria është gati për të filluar negociatat me Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Jam shpresëplotë që në ditët në vijim do të kemi lajme të mira", tha Varhelyi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat