Detajet/ Gomonia kërceu mbi të rinjtë në plazh, dëmtime në brinjë dhe fytyrë për të plagosurit

Shqipëria

Detajet/ Gomonia kërceu mbi të rinjtë në plazh, dëmtime në brinjë dhe fytyrë për të plagosurit

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Në incident i rëndë ndodhi sot në plazhin e Jalës, kur një gomone që ka tentuar të dalë në breg, nuk ka arritur të ndalojë në kohë dhe si rrjedhim, drejtuesi i saj Gjergji Priftuli i ka marrë përpara dhe lënduar një çift pushuesish që ndodheshin në breg.

Djali ka pësuar dëmtime në brinjë dhe në fytyrë, ndërsa vajza disa gërvishtje të lehta. Të dy të rinjtë, shqiptarë, janë dërguar në spitalin e Himarës për mjekim, ndërsa Policia e Himarës ka shoqëruar drejtuesin e mjetit lundrues.

Priftuli, nga Tirana, e kishte gomonen për përdorim personal.

Policia e Himarës dha një informacion paraprak mbi ngjarjen:

“Sot, rreth orës 11:20, në plazhin e Jalës, shtetasi Gj. P., 37 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip (gomone), dyshohet se ka humbur kontrollin duke dalë në breg. Si pasojë ka dëmtuar shtetasit A. S, 31 vjeç dhe E.GJ, 25 vjeçe, të cilët janë transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat