Keni plane për plazh? Hidhini një sy parashikimit të motit për fundjavën

Shqipëria

Keni plane për plazh? Hidhini një sy parashikimit të motit për fundjavën

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 20:17
Ilustrim

Fundjava pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta.

Sipas Shëbrimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave, kryesisht në mesditë përgjatë relieveve malore.

Në zonën e Alpeve dhe në lindje të vendit në orët e pasdites vranësirat do të pasohen nga shtrëngata lokale shiu.

Era do të fryjë nga veriperëndimi-verilindja me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa ditën e diel kryesisht pasdite fiton shpejtësi deri në 15-18m/sek.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat, si më poshtë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat