“Gruan time e zhveshi, vajzën e përdhunoi, mua më lidhi”, kryefamiljari rrëfen ngjarjen e rëndë

Shqipëria

“Gruan time e zhveshi, vajzën e përdhunoi, mua më lidhi”, kryefamiljari rrëfen ngjarjen e rëndë

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 18:21
Kryefamiljari 47-vjeçar

Kryefamiljari 47-vjeçar, banesa e të cilit ra pre e grabitjes në fashatin Brataj të Selenicës, ka zbardhur dinamikën e ngjarjes të rëndë.

Përmes një interviste për media, ai ka zbuluar se grabitësi Vitrin Çobaj, banor i fshatit, ka hyrë në banesë i maskuar duke i ka kërcënuar me një armë gjahu.

47-vjeçari thotë se Çobaj ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të madhe, 17-vjeçe e cila ka probleme me shikimin.

Në rrëfimin e tij ai thekson se gjatë grabitjes autori e ka detyruar bashkëshorten ta lidh atë dhe më pas ka tentuar të abuzojë seksualisht me gruan.

Ka qenë ndërkohë, vajza e dytë e familjes ajo që ka dalë me vrap duke kërkuar ndihmë nga fqinjët në lagjen e tyre.

“Ai njeriu me maskë kishte vajtur në dhomën e fëmijëve. Me bluzë të kuqe dhe me maskë të kuqe. Aty kisha 5 fëmijët. Më pas e ka marrë çupën e madhe se i tha gruas mbylle derën që të mos shohin gjë fëmijët. Në atë u ula në tokë unë se më drejtoi armën. U ula në tokë. Iku si 2-3 metër larg nga unë dhe i tha më bëj një kafe sillma këtu. Hajde provoje kafen i tha se mos më ke hedhur helm. Pastaj e piu ai kafenë. Ka prerë litarin në verandë që kisha unë, dhe i tha gruas lidhe burrin. Në atë moment më lidhi gruaja mua dhe më shtriu në krevat përmbys mua. Më ka lidhur dhe këmbët. Pastaj veproi me bashkëshorten. E zuri dhe e lidhi edhe atë dhe nën kërcënimin e armës veproi ndryshe me gruan. Jo, jo, e zhveshi dhe nuk veproi me dhunë. Vetëm sa e zhveshi”, rrëfeu kryefamiljari.

Më tej ai ka rrëfyer dhe se si grabitësi mori nën kërcënimin e thikës vajzën e madhe të familjes duke e çuar në kasolle dhe e ka përdhunuar.

“Mbasi ka mbaruar këtë është larguar nga dhoma jonë dhe ka vajtur në dhomën e fëmijëve. Ka kërcënuar dy çupat e mëdha dhe çupa e dytë ka ikur nga banesa dhe ka vajtur te kryeplaku në fshat dhe ka bërë denoncim në polici. Në atë kohë që ka ikur çupa e madhe poshtë, çupa e vogël ka ardhur në dhomën time duke shqyer derën. Mos më zgjidh i kam thënë sa të vijë policia. Vetëm merr telefonin dhe lajmëro policinë. Në atë kohë që e mori çupa e madhe policinë e kishte marrë e vogla. Dhe për 25 minuta ka ardhur policia nga Vlora. Pasi ka mbaruar me mua ka marrë çupën e madhe dhe e ka futur te stalla e lopëve dhe e ka përdhunuar. Po sërish. Vajza është shprehur vetë me fjalët e saj se e ka përdhunuar forcërisht. Vajza është e sëmurë, invalidë, grupi i dytë. E njihja autorin se ka ardhur një ditë më parë dhe është shfaqur si kasap, i kemi shitur një viç. Na ka marrë lekët, dhe disa dokumente të tjera dhe dy pasaportat e çupave. Çupa kërkon që ai të marrë dënim të përjetshëm dhe unë gjithashtu kërkoj të marrë dënim të përjetshëm dhe unë nuk e fal kurrë atë person”, zbuloi ai më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat