Hapet rruga për negociata, Varaku: Përfituam nga situata gjeopolitike në botë, BE s’kishte vullnet

Shqipëria

Hapet rruga për negociata, Varaku: Përfituam nga situata gjeopolitike në botë, BE s’kishte vullnet

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 22:54
Redi Varaku

Votimi në parlamentin e Maqedonisë së Veriut i ka hapur rrugën nisjes së bisedimeve për integrimin në BE.

I pyetur se kur do hapen negociatat për Shqipërinë, publicisti Redi Varaku, në një intervistë për RTTV Ora me gazetarin Sebastian Zonja, tha se kjo varet nga qeveria shqiptare.

Më tej ai tha se kjo lëvizje nga BE vjen për shkak të situatave gjeopolitike që po ndodhin në botë, pasi sipas tij nuk ka qenë vullneti i BE, që Shqipëria të behet pjesë e saj.

Redi Varaku: Kjo varet nga mënyra se si qeveria shqiptare, populli shqiptar do të arrij që të realizojë dhe të mbyllë ato kapituj të cilat ka vende që kanë vite që presin.  Ka vende si Serbia, si Turqia , si Mali I Zi, kanë vite që I kanë hapur negociatat, por sërish procesi ka mbetur për aryse nga më tekniket, por ka edhe arsye politike. Ajo që pritet të shikojmë në vitet në vazhdim, ajo që ka ndryshuar në lidhje me raportin e perëndimit me Shqipërinë është shpejtësia, për shkka të kontekstit gjeopolitik ku ndodhedhim dhe agresionit rus. Kemi një avancim të axhendës të integrimit të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE. Shpejtësia është rritur jashtëzakonisht shumë për shkak të situatës dhe kontekstit gjeopolitik global. Ne mund të përfitojmë siç përfituam dhe tani, sepse nuk ka qenë vullneti i BE ,që Shqipëria të bëhej pjesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat