Meta reagon për nisjen e negociatave

Shqipëria

Meta reagon për nisjen e negociatave

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 14:01
Ilir Meta

Presidenti në largim i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Evropian për të nisur zyrtarisht procesin e negociatave me Shqipërinë.

Meta këtë ditë e ka quajtur historike për shqiptarët dhe rajonin teksa u ka bërë thirrje institucioneve që të reflektojnë pa vonesë ndaj detyrave që kanë.

“Sot është një ditë e shkëlqyer, një gur themeli për shqiptarët. Kjo tregon se rajoni jonë vazhdon të gëzojë mbështetjen evropiane. Ky është sinjal i qartë i mbështetjes. E sotmja është një ditë vendimtare për të ardhmen, një ditë kur duhet të ballafaqohemi me realitetin ashtu siç është. E vërteta është se kemi humbur shumë kohë. Kjo na zbulon të gjitha të metat, punët e bëra keq. Shqetësimet e Holandës, vërejtjet e Francës, apo të gjitha shqetësimet e shprehura në rezolutën e fundit të PE, tregojnë se transformimi kërkon punë”.

“U bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e fushatave që duan të minojnë rrugën tonë drejt BE-së. Rruga evropiane është e vetmja që garanton që shtëpia jonë e përbashkët të ketë atë begati, që qytetarët tanë e kërkojnë në Itali, Britani, Gjermani, etj. Iu bëj thirrje institucioneve të reflektojnë pa vonesë ndaj detyrave që kërkohen. Është në dorën tonë që ky proces të zgjasë 5-30 apo më shumë vjet”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat