“Etnosi i Medvegjës”/ Ilir Meta bashkë me ish-presidentin e Kroacisë në promovimin e librit

Shqipëria

“Etnosi i Medvegjës”/ Ilir Meta bashkë me ish-presidentin e Kroacisë në promovimin e librit

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 20:19
Presidenti i vendit Ilir Meta

Presidenti i vendit Ilir Meta ka marrë pjesë së bashku me ish-presidentin e Kroacisë Stipe Mesiç në promovimin e librit “Etnosi i Medvegjës” të autorit Muharrem Saliu.

Meta shkruan se me këtë libër Muharrem Saliu ka dhënë një kontribut të çmuar në afirmimin e identitetit kombëtar dhe kulturor të shqiptarëve të Medvegjës.

“I lumtur të marr pjesë në promovimin e librit “Etnosi i Medvegjës” së bashku me ish-Presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiç.  

Falënderimet më të përzemërta autorit Muharrem Salihu për këtë kontribut të çmuar që jep në afirmimin e identitetit kombëtar dhe kulturor të shqiptarëve të Medvegjës”, shkruan Ilir Meta krahas fotos së publikuar në rrjetin e tij social në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat