Negociatat me Greqinë për detin, Meta i dërgon letër Kuvendit

Shqipëria

Negociatat me Greqinë për detin, Meta i dërgon letër Kuvendit

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 20:01
Ilir Meta

Presidenti shqiptar, Ilir Meta, i ka dorëzuar Kuvendit dhe deputetëve një letër inforumuese në lidhje me çështjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë për demilitimin e ujërave detare.

Meta shprehet se Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme kanë informuar me vonesë presidencën për këtë çështje, si dhe ka shprehur rezerva për vendimet e tyre.

Sipas tij, negociatat duhet të realizohen duke ndjekur me përpikmëri aktet ndërkombëtare ku Shqipëria është palë, kuadrin e brendshëm ligjor, në interes të ruajtjes dhe ushtrimit të sovranitetit territorial dhe juridiksionit kombëtar dhe të garantimit të sigurisë, dobisë ekonomike e sociale të vendit.

Meta nënvizoi se në vitin 2018 ka dhënë autorizimin e tij për plotfuqi të grupit negociator shqiptar për të negociuar me palën greke për arritjen e një marrëveshjeje.

Rreth dy vite më parë, Shqipëria dhe Greqia vendosën t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për të zgjidhur çështjen e kufirit detar mes dy vendeve në bazë të ekspertizës dhe të të drejtës ndërkombëtare të detit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat