Eksperti i kriminalistikës: Policia gjendet në mes të një lufte frontale midis grupeve kriminale!

Shqipëria

Eksperti i kriminalistikës: Policia gjendet në mes të një lufte frontale midis grupeve kriminale!

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Teksa vendi u trondit sërish mbrëmë nga një atentat mafioz, ku dy të rinj u sulmuan me armë në Milot dhe për pasojë një prej tyre humbi jetën, vjen një reagim nga eksperti i kriminalistikës, prof. As. Dr Ervin Karamuço.

Ky i fundit përmes një reagimi thekson se tani më shumë se kurrë që policia të tregojë aftësi, pasi ndodhet në mesin e një një lufte frontale midis grupeve kriminale, të cilat kanë ndryshuar “modus operandi”.

“Tani më shumë se kurrë kemi sfidën të tregojmë se kemi aftësi policore inteligjente, drejtim strategjik profesionist dhe vullnet për të kaluar në ofensivë për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e sigurisë publike.

Policia duhet të kuptojë që tashmë ndodhet në mesin e një lufte frontale midis grupeve kriminale, të cilat kanë ndryshuar “modus operandi”. Kanë dalë hapur,  janë ekspozuar me blinda dhe arsenal armësh, kanë shkathtësi në mbulim dhe humbje gjurmësh, si dhe krijojnë alibi proceduraile të mirëmenduara. Kjo është koha e kthesës së shtetit ligjor, ndryshe do të jetë shumë vonë”, shkruan Karamuço.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat