Shpëtohet nga ‘kthetrat’ e vdekjes 10-vjeçari në Spille

Shqipëria

Shpëtohet nga ‘kthetrat’ e vdekjes 10-vjeçari në Spille

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Shpëtohet nga mbytja një 10-vjeçar në Spille.

Policia Kufitare dhe vrojtuesi i plazhit shpëtojnë një 10-vjeçar që rrezikonte mbytjen.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00, në plazhin Spille, Kavajë.

Nga shërbimet e Policisë Kufitare Spille dhe vrojtuesi i plazhit iu dha ndihma e parë një 10-vjeçari, pushues në plazhin Spille, pasi rrezikonte të mbytej.

Shërbimet e Policisë Kufitare që ishin në patrullim në bashkëpunim me vrojtuesin e plazhit kanë konstatuar, në momentet e para, 10-vjeçarin që kishte pirë shumë ujë dhe si pasojë e rrezikut për mbytje menjëherë i kanë ardhur në ndihmë.

Fëmija 10 vjeçar është transportuar në Spitalin Rajonal Kavajë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat