Sherri për për parkimin e makinës përfundon në të shtëna armësh në Vlorë, zbardhet dinamika e ngjarjes në zonën e plazhit

Shqipëria

Sherri për për parkimin e makinës përfundon në të shtëna armësh në Vlorë, zbardhet dinamika e ngjarjes në zonën e plazhit

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Zbardhet dinamika e të shtënave me armë në qytetin e Vlorës. Korrespondenti i Panorama.al bën me dije se për shkak të një konflikti banal, për parkimin e makinës një person ka nxjerrë armën tip pistoletë dhe ka qëlluar në ajër.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se nuk ka patur persona të lënduar, ndërkohë që policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit.

Efektivët e policisë së Vlorës po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

NJOFTIMI I POLICISË

Sot, rreth orës 12:00, në afërsi të tunelit në “Uji të Ftohtë”, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit i cili është identifikuar nga Policia menjëherë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat