Dhërmi, kamarieri merr lekët e xhiros dhe largohet, policia në kërkim të tij

Shqipëria

Dhërmi, kamarieri merr lekët e xhiros dhe largohet, policia në kërkim të tij

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 22:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Një kamarier i punësuar në një bar restorant në Dhërmi ka marrë lekët e xhiros dhe është larguar me shpejtësi me një makinë Golf 5 të bardhë drejt Vlorës.

Kamarieri ka nisur arratinë teksa policia e Vlorës ka nisur kontrollet dhe ka vendosur postbllok policor në të gjitha rrugët nga Dhërmiu drejt Vlorës për ndalimin e personit në fjalë.

Kanë qenë menaxherët dhe më pas pronarët e lokalit që e kanë denoncuar në polici kamerierin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat