Berisha bën paralajmërimin e fortë: Shqipëria në një rrezik të madh

Shqipëria

Berisha bën paralajmërimin e fortë: Shqipëria në një rrezik të madh

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 20:52
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me mbështetësit e tij në Mirditë, ku foli edhe për largimin e të rinjve nga Shqipëria.

Sipas tij, mungesa e shpresës është një nga faktorët themelorë që po i shtyn shqiptarët drejt largimit nga vendi.

“Ai ngriti sistemin e patronazhistëve, sistemin e bandave, sistemin e blerjes së votës. Të gjitha këto vrasin shpresën. Nëse deri më sot kanë ikur mbi 744 mijë qytetarë, faktor më themelor është mungesa e shpresës se mund të ndryshohej pushteti, se Shqipëria mund të bëhet. Njerëzit që nuk e konsiderojnë të shenjtë votën e lirë. Nuk respektojnë lirinë e tjetrit. Ata bëhen ndër më të rrezikshmit. Ata bëhen terroristë. Ata bëhen çdo gjë. Ai është një kontigjent që vepron si kope. Ne e dimë shumë mirë se çfarë do të thotë t’i delegosh ndërgjegjen tjetrit. Ajo është katastrofa më e madhe njerëzore”, u shpreh kreu i PD.

Ndër të tjera Berisha tha se Shqipëria është në një rrezik të madh real, i cili është shpopullimi.

“Të rinjtë këtë nuk e pranojnë. Të rinjtë kjo i dëshpëron. 80% e atyre që janë larguar janë nën moshën 35-vjeç. Ne rrisim fëmijë për emigracion. Shqipëria është në një rrezik të madh, real. Këtu jemi në një kompleks. Kjo është njëra anë, shpopullimi”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat