Abuzimi me tenderat për kanalet vaditëse/ Shpallet fajtor ish-kryebashkiaku Fatos Tushe, ja sa do të qëndrojë në qeli

Shqipëria

Abuzimi me tenderat për kanalet vaditëse/ Shpallet fajtor ish-kryebashkiaku Fatos Tushe, ja sa do të qëndrojë në qeli

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 19:06
Fatos Tushe

Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtor ish-kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Sipas News 24 GJKKO ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun socialist i cili u arrestua pas abuzimit me tenderat për kanalet vaditëse.

Po ashtu Tushes i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vitet e ardhshme.

Tushe u arrestua dhe akuzua për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”. Ish-kryebashkiaku socialist u hetua pas hekurave.

Ndërkohë SPAK kishte kërkuar dënimin me 2 vite e 8 muaj burg për Gentjan Nushin dhe përjashtimin e tij me 3 vite nga e drejta për të ushtruar funksione publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat