“Nuk e vrau varka, por shteti”, reperi i njohur bëhet pjesë e protestës

Shqipëria

“Nuk e vrau varka, por shteti”, reperi i njohur bëhet pjesë e protestës

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 20:06
Mes tyre është vënë re dhe reperi i njohur Stresi

Ka nisur para disa minutash protesta që po zhvillohet para ministrisë së Brendshme me moton:  “Nuk e vrau varka, por shteti”.

Kjo protestë vjen pas tragjedisë së ndodhur në Himarë, ku vogëlushja 7-vjeçare Jonada Avdia, u aksidentua për vdekje nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

Qindra qytetarë janë bërë pjesë e protestës, me pankarta në duar dhe thirrje për drejtësi.

Mes tyre është vënë re dhe reperi i njohur Stresi, i cili më herët ka reaguar i revoltuar në rrjetet sociale, duke u shprehur se ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, duhet të japin dorëheqjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat