Nano inspektim në Shëngjin: Asnjë mjet lundrues në zonat me pushues

Shqipëria

Nano inspektim në Shëngjin: Asnjë mjet lundrues në zonat me pushues

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 17:35
Foto ilustrim

Drejtori i Përgjithshëm i Shqipërisë Gledis Nano ka kërkuar nga drejtuesit e strukturave, si dhe nga efektivët, angazhim për zbatimin e detyrave dhe masave shtesë të caktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve që cenojnë jetën dhe shëndetin e pushuesve në plazhe e zona turistike.

Nano ishte sot në plazhin e Shëngjinit ku kërkoi nga efektivët të mos neglizhojë askënd dhe të zbatojnë ligjin.

“Me punën, angazhimin dhe ndershmërinë tuaj keni në dorë jetën e sigurinë e qytetarëve, imazhin e Policisë së Shtetit, si dhe të vendit në tërësi. Ky është privilegj, po aq edhe përgjegjësi, ndaj mos neglizhoni askënd, cilido qoftë, zbatoni ligjin e vetëm ligjin dhe shërbejuni qytetarëve me përkushtim e humanizëm”, thuhet në një njoftim të policisë së shtetit.

Nano bashkë me drejtuesit e policisë vendore dhe kufitare, ka inspektuar nga afër masat shtesë.

Gjatë vrojtimit me dylbi dhe kamera nuk është konstatuar asnjë mjet lundrues në zonat ku ka pushues, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat