Nis të hënën faza e dytë e regjistrimit për klasat e para dhe gjimnazet

Shqipëria

Nis të hënën faza e dytë e regjistrimit për klasat e para dhe gjimnazet

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 19:20
Ilustrim

Duke nisur nga nesër, 15 gusht, do të nisë faza e dytë e regjistrimit për klasat e para dhe të dhjeta. Ky është njoftimi që është bërë publik gjatë ditës së sotme nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Ashtu si faza e parë, edhe kjo fazë do të kryhet online në e-Albania. Çdo prind që ka nevojë për ndihmë, është i lutur t`u drejtohet stafeve ndihmëse në shkolla, bën me dije ministrja Kushi.

Faza e dytë e regjistrimeve do të zgjatë deri më 25 gusht.

“Dëshiroj të informoj të gjithë prindërit që ende nuk i kanë regjistruar fëmijët e tyre në klasat e para dhe të dhjeta, se nesër nis faza e dytë e regjistrimit në portalin e-Albania dhe do të zgjasë nga data 15 deri 25 gusht.

Ju lutem kini në vëmendje se regjistrimet për vitin shkollor 2022 – 2023 do të jenë vetëm online, por të gjithë prindërit që kanë nevojë do të kenë mundësinë të mbështeten apo ndihmohen nga stafe të dedikuara në çdo shkollë. Asnjë nxënës nuk do të mbesë pa u regjistruar. Faleminderit dhe suksese”,- shkruan ministrja e Arsimit, Evis Kushi në llogarinë e saj zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat