Merr flakë bujtina në Theth, zjarri shkrumbon të gjithë godinën

Shqipëria

Merr flakë bujtina në Theth, zjarri shkrumbon të gjithë godinën

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Një zjarr i madh ka shkatërruar mesditën e sotme një prej bujtinave në Theth.

Flakët janë përhapur nga njëra prej dhomave e më pas në të gjithë godinën, duke e shkrumbuar tërësisht.

Forcat zjarrfikëse janë nisur nga Shkodra për t’i ardhur në ndihmë, por largësia prej qytetit është të paktën dy orë.

Për momentin ka vetëm dëme materiale, ndërsa në të gjithë Thethin asnjë prej banoreve nuk ka tapi për bujtinat dhe shtëpitë, të cilat i trashëgojnë prej vitesh, prandaj nuk janë të siguruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat