Lala nxjerr në dritë detajet bombë: Si u bë Martinaj bos i krimit, ja kush e mbështeti

Shqipëria

Lala nxjerr në dritë detajet bombë: Si u bë Martinaj bos i krimit, ja kush e mbështeti

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 15:44
Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Ervis Martinaj u bë një bos i krimit sepse kishte kishte mbështetje të forta shtetërore.

Ajo tha se jo pa qëllim zgjodhi si shoqërues të kishte Jeton Lamin, pasi ky i fundit i plotësonte të gjitha kriteret që ai donte, duke qenë se ishte dhe agjent i Forcave Operacionale.

“Ervis Martinaj u bë një bos i krimit përderisa kishte mbështetje të forta shtetërore. Ai nuk e zgjodhi rastësisht Jeton Lamin. E zgjodhi disa kritere që ta shoqëronte ai. Së pari sepse ishte i skuadrës së Posaçme Operacionale që kanë databasën e personave të kërkuar, dhe normalisht ka informacion për lëvizjet e personave të kërkuar.

Në momentin që Martinaj i duhet të lëvizte, i duhej të kishte rrugën e lirë dhe këtë e merrte përmes Lamit. E treta i duhej një person i besueshëm që të mos e shiste te kundërshtarët”, tha Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat