I braktisur nga familjarët, mbërrin në gjykatë 37-vjeçari që ekzekutoi me sende të forta babain

Shqipëria

I braktisur nga familjarët, mbërrin në gjykatë 37-vjeçari që ekzekutoi me sende të forta babain

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Maringlen Muhametaj, 37-vjeçari i cili ekzekutoi dy ditë më parë babain e tij në fshatin Greshicë të Mallakastrës, ka mbërritur mëngjesin e kësaj të diele në gjykatë, ku pritet të njihet me masën e sigurisë.

I vetëm dhe i braktisur nga familjarët, 37-vjeçari ka mbërritur rreth orës 08:30 në ambientet e gjykatës së Fierit i rrethuar dhe nga forca të shumta sigurie.

Ai pritet të njihet me masën e sigurisë, ndërsa akuzohet për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Prokuror i çështjes mësohet të jetë Andi Pogaçe, ndërkohë gjyqtare Sonila Hoxha. Avokat i Mariglen Muhametaj do të jetë një avokat kryesisht, përcaktuar nga gjykat.

37-vjeçari ekzekutoi me sende të forta babain e tij Qemal Muhametaj, pas një sherri në familje. Më pas ai u arratis, për tu arrestuar më pas të premten nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat