U la në burg bashkë me dy rusët, ukrainasi ankimon vendimin e Gjykatës së Elbasanit/ Kërkon lehtësim mase

Shqipëria

U la në burg bashkë me dy rusët, ukrainasi ankimon vendimin e Gjykatës së Elbasanit/ Kërkon lehtësim mase

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Ukrainasi  Fedir Alpatov, i cili u arrestua disa ditë më parë në Gramsh bashkë me dy rusë, pas një incidenti në Uzinën e Përpunimit të Armëve është ankimuar në Gjykatën e Apelit Durrës duke kundërshtuar masën “arrest me burg” të vendosur nga Gjykata e Elbasanit dhe kërkuar lehtësimin e masës në “detyrim paraqitje”.

Gjykata e Elbasanit vendosi të lejë në burg më 24 gusht dy rusët dhe ukrainasin e arrestuar në Gramsh, edhe pse avokatët kundërshtuan duke theksuar se ata u trembën prandaj përdorën spray.

Sipas ankimimit të siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, janë listuar arsyet se përse ukrainasi kërkon ndryshim mase:

A- Në kërkesat paraprake, pasa seancës së masës së sigurimit, i është kërkuar giykatës të deklaronte pavlefshmërinë absolute, të processverbalit të deklarimeve të ankuesit si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, të datës 20.08.2022, të kartës së të drejtave të arestuarit, procesverbalin e kontrollit personal, procesverbalin e sekuetros së makinë s dhe sendevepersonale pasi në kundershtim me nenin 8/2 he dhe 98/2 të KPrP dhe nenit 28/1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë i cili shprehet se…personat që nuk flasin giuhën shqipe pyeten në gjuhën amtare dhe procesverbali mbahet në këtë giuhë. Në këtë gjuhë përkthehen aktet proceduriale dhe i jepen me kërkesën e tij. Theksojmë para gjvkatës që ankuesi është pyetur vetëm në ditën e arestimit në gjuhën ruse ndërkohë që gjuha amtare e ankuesit është gjuha ukrainase.Në lidhje me këtë fakt në bazë të nenit 128/a dhe 98/3 te KPrP, por gjykata e rrëzoi me shprehjen tipike ” Rrëzim Kërkese” !!!!
B- Edhe në seancën gjyqësore të dates 24.08.2022, nga ana e mbrojtjes, iu kerkua gjykatës që seanca të zhvillohej në bazë të neneve 8 dhe 98 të K.Pr.P në gjuhën ukrainase, por gjykata e rrëzoi kërkesen duke lejuar gjykimin me përkthyes në gjuhën ruse.
C- Në lidhje me ligishmërinë e arestit në flagrancë të datës 21.03.2022, duhet të deklarohet i pavlefshëm pasi bie në kundershim me nenin 259/4 dhe 251 të KPrP pasi sips procesverbalit të datës 21.08.2022 arresti është bërë për veprat penale të parashikuara nga neni 213 dhe 214 të KP ndërsa në gjykatë ligjshmëria e arrestit në flagrancë iu kërkua gjykatës për veprat penale 248 dhe 214 të KP, vepra penale këto që nuk kanë lidhje me veprimet apo mosveprimet e ankuesit.
D- Ankuesi është në mohim të faktit penal që i atribohet, pasi së pari nuk ka qenë në vendin e ngjarjes kur ëshë hedhur sprajt neoparalizues shtetasit Ardian Xheka dhe së dyti nuk ka lidhje me asnjë angjensi spiunazhi si ruse apo të huaj, por qëllimi i vërtetë i ardhjes në Shqipëri ka qenë hobi për të shkuar në vendet ish komunsite dhe fotografimi i bunkereve apo repartet e braktisura duke i nxjerrë më pas në rrjete sociale, Instagrami etj.

Bashkë me dy të tjerët ai akuzohet për “goditje për shkak të detyrës” dhe “dhënia e informacioneve sekrete”.

Si ndodhi ngjarja?

Rreth orës 17:40 të ditës së shtunë 20 gusht, roja në Uzinën Ushtarake të Gramshit vuri re lëvizje të dyshimta rreth objektit. Menjëherë ai ka njoftoi përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë brenda territorit dhe ka tentuar të bëjë fotografi, më pas efektivët i kanë bërë thirrje të ndalojë, por ai ka nisur të largohet. Në momentin që personi është ndaluar iu është kundërpërgjigjur duke përdoruar spray neoparalizues ndaj dy ushtarakëve për të shpëtuar.

Pas kapjes së personave, policia ka bërë shoqërimin e shtetasit rus, Mikail Zorin 24 vjeç, në ambientet e Komisiaratit të Policisë Gramsh, për veprime të mëtejshme. Ndërkaq janë vërejtur edhe dy persona të tjerë jashtë rrethimit të Uzinës, një vajzë dhe një djalë që shoqëronin këtë shtetas. Shërbimet e Policisë bënë të mundur që në afërsi të kësaj zonë të konstatojnë dhe të bllokojnë automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe shtetasi ukrainas Fedir Alpatov 25 vjeç, të cilët sot u lanë nën masën e arrestit me burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat