“Të vendosur për të goditur krimin”- Ministri Bledi Çuçi përgëzon policinë pas arrestimit të autorit të vrasjes në Tiranë

Shqipëria

“Të vendosur për të goditur krimin”- Ministri Bledi Çuçi përgëzon policinë pas arrestimit të autorit të vrasjes në Tiranë

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 20:57
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas arrestimit të Arsen Muskurtit, autorit të krimit të dyfishtë që ndodhi ditën e sotme në Tiranë.

Ai shprehet se policia arrestoi në kohë rekord autorin e ngjarjes së rëndë me dy jetë të humbura ndërsa shton se janë të vendosur për të goditur krimin.

“Përgëzime Policisë së Tiranës që në kohë rekord arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë me dy jetë të humbura. 

Të vendosur për të goditur krimin, me bindjen se vetëm kështu krijojmë siguri për shoqërinë dhe nuk vëmë në rrezik të ardhmen tone”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat