Muço: E vështirë të monitorohet hapja e basteve online, të ardhurat s’do depozitohet në arkën e shtetit

Shqipëria

Muço: E vështirë të monitorohet hapja e basteve online, të ardhurat s’do depozitohet në arkën e shtetit

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 17:25
Klodian Muço

Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço, është shprehur se hapja e basteve online në vendin tonë do të jetë e vështirë të monitorohet.

Në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj, Muço u shpreh se edhe nëse hapen bastet të ardhurat  që do të merren nuk depozitohen në arkën e shtetit.

Klodian Muço: Hapja e basteve online krijon problemin se si do të monitorohet. Shqipëria është një ndër vendet me evazionin fiskal më të lartë në botë. Edhe nëse do hapen të ardhurat në arkën e shtetit impakti do të jetë relativisht i ulët.

Edhe para mbylljes së basteve online, nuk është se këto para po orientoheshin drejt sportit. Ne nuk i kemi kaq të sofistikuar sistemin, sigurisht diskutohet që do të marrim kompani ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat