Bie nga muret e kalasë së Gjirokastrës, 39-vjeçari grek dërgohet në spital

Shqipëria

Bie nga muret e kalasë së Gjirokastrës, 39-vjeçari grek dërgohet në spital

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Një pushues grek ka përfunduar në spitalin e Gjirokastrës pasi është rrëzuar nga një mur në kalanë e qytetit.

Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës  22:00, në spitalin Rajonal Gjirokastër ka shkuar për të marrë ndihmën mjekësore shtetasi grek K. V., 39 vjeç.

Ky shtetas është rrëzuar nga një mur në kalanë e qytetit Gjirokastër dhe ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Mësohet se 39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat