Motoçikleta del nga rruga në Himarë, ndërron jetë drejtuesi 40-vjeçar!

Shqipëria

Motoçikleta del nga rruga në Himarë, ndërron jetë drejtuesi 40-vjeçar!

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen e një 40-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Tërbaç të Himarës.

Policia bën me dije se ai ka qenë duke udhëtuar me një motoçikletë në momentin kur ka dalë nga rruga duke humbur jetën.

“Në rrugën rurale të fshatit Tërbaç, gjatë natës, shtetasi L. H., 40 vjeç, dyshohet se duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit.   

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat