“Zemërimi ka arritur kulmin, Rama duhet të japë dorëheqjen!”- Qytetarët flasin pas paralajmërimit të rritjes së çmimit të energjisë

Shqipëria

“Zemërimi ka arritur kulmin, Rama duhet të japë dorëheqjen!”- Qytetarët flasin pas paralajmërimit të rritjes së çmimit të energjisë

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 16:37
Edi Rama

Pas paralajmërimit të qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike me vendosjen e fashës 800 kw/h, qytetarët thonë se zemërimi i njerëzve ka arritur kulmin, pasi pensionet dhe rrogat janë shumë të vogla për të përballuar këtë krizë dhe rritje çmimesh. Ata kanë deklaruar se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen.

Edhe emigrantët që ndodhen në Shqipëri vërejnë se situata këtu është shumë e rëndë.

“Zemërimi popullor ka arritur një kulm, është momenti që të ketë një ndryshim kryesisht për arsye ekonomike”.

“Shqiëria ka shumë probleme, e duhet që të jetë një njeri novator, që t’i fusë shpatullat e krahët e ta përmirësojë gjendjen. Duhet ndryshim”.

“Unë jam emigrant kisha 4 vjet pa ardhur por këtu qenka bërë skandal. Jo vetëm duhet të japë dorëheqjen, po duhet ti boni trekëndëshin atje te sheshi Skënderbej. Skandal për mua që jam lind e rrit në Tiranë”.

“Me këto pensione që janë jeta është pothuajse e papërballueshme, e ne kemi frikë të pimë kafe. E shoh të zymtë situatën”.

“Duhet ta kishte dhënë dorëheqjen. T’i japësh 1 mijë lekë në ditë pensionistëve të tallesh, 700 lekë ka vajtur buka”.

Sondazhi

Skandalet e fundit të qeverisë të denoncuara nga “News 24”, gazeta “Panorama” dhe “Ballkanweb” kanë rritur aq shumë pakënaqësinë e qytetarëve shqiptarë ndaj saj, sa që 84 për qind e tyre kërkojnë largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

“Balkanweb” bëri dje një sondazh ky pyeti lexuesit e tij në lidhje me perceptimin e tyre mbi disa skandale të publikuara në media. Kështu pas skandaleve të zbuluara, ku përveç inceneratorëve, përfshihen dhe tenderët e rrugëve apo dhe emërimet në shkelje të ligjit në Tatime apo dhe Dogana, shumica e qytetarëve kërkojnë largimin e kësaj qeverie.

Pyetjes se: Pas skandaleve të qeverisë me inceneratorët, tenderët e rrugëve, emërimet në shkelje të ligjit në Tatime e Dogana, a duhet të largohet Kryeministri Edi Rama? 84.43 për qind e lexuesve ose 13 mijë e 688 qytetarë iu janë përgjigjur me “Po”, duke kërkuar kështu largimin nga pushteti të Kryeministrit Edi Rama. Në sondazhin e “Balkanweb”, vetëm 10 për qind ose 1770 qytetarë janë shprehur për “Jo”, ndërsa 4.6 për qind e tyre ose 754 qytetarë kanë klikuar “nuk e di”, ose ndryshe që nuk dëshirojnë të përgjigjen. Në total, këtij sondazhi i janë bashkuar 16 mijë e 212 qytetarë, të cilët kanë dhënë mendimin e tyre përmes votës online.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat