"Në rresht për një", kapen dy persona në Qafë Botë me 42 emigrantë në furgon

Shqipëria

"Në rresht për një", kapen dy persona në Qafë Botë me 42 emigrantë në furgon

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi u kapën duke kaluar 42 emigrantë të paligjshëm në pikën kufitare të Qafë Botës.

Me finalizimin e operacionit policor të koduar "Xara” u arrestuan A. B., 43 vjeç dhe F. K., 39 vjeç, të dy banues në Shkodër, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim.

"Ata u kapën nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Xarrë, në vendin e quajtur “Liqeni i Bufit", duke transportuar me një automjet tip furgon, kundrejt pagesës, 42 emigrantë me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit," njoftoi policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat