Berisha: Edi Rama dhe Dorian Duçka janë nën hetime nga FBI

Shqipëria

Berisha: Edi Rama dhe Dorian Duçka janë nën hetime nga FBI

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 17:58
Sali Berisha

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama dhe përfaqësuesi i tij Dorian Duçka janë nën hetim nga FBI për lidhje ruse.

Pas konferencës online për shtyp të kryeministrit Rama, ka reaguar Berisha duke pretenduar lidhjet e kryeministrit shqiptar me rusët.

Përmes një statusi të gjatë në profilin e tij në “Facebook”, ai ka përmendu disa raportime të mediave për këtë çështje.

“Të dashur miq, në një hetim sekret për lidhje ruse të një ish-shefi të rëndësishëm të FBI, del se lidhje e tij private është Edi Rama. Në këtë kontekst, ndër të tjera sipas një gazete prestigjioze amerikane ‘Business Insider’, një juri e madhe në mandatin e saj ka kërkuar: t’i sillet çdo gjë dhe të gjitha regjistrimet, materialet në disponim të të gjykuarit që dokumentojnë çdo komunikim personal, përfshi këtu, por jo kufizuar, mesazhe celulari, mesazhe e-maili elektronik, mesazhe në aplikacion të inkriptuar celulari, mesazhe zanore, letra, ose shënime midis Charles McGinogal dhe midis të tjerëve: Qeverisë së Republikës së Shqipërisë ose çdo personi të lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë, përfshi këtu, por jo kufizuar, kryeministrin Edi Rama”, ka shkruar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat