Kulluri tregon ç'po ndodh me gjyqtarët dhe prokurorët: Kanë frikë, kërcënohen nga krimi i organizuar

Shqipëria

Kulluri tregon ç'po ndodh me gjyqtarët dhe prokurorët: Kanë frikë, kërcënohen nga krimi i organizuar

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 15:58
Edvin Kulluri

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri theksoi se gjyqtarët në vendin tonë mund të kenë dhe frikë pasi mund të përballen me kërcënime.

Në një intervistë për Euronews Albania, Kulluri theksoi prokurorët dhe gjyqtarët mund të kërcënohen nga krimi i organizuar.

“Gjyqtarët mund të kenë dhe frikë. Kur themi që politika është e lidhur me krimin, kjo nuk i përjashton gjyqtarët dhe prokurorët nga kërcënimet që mund t’u vijnë duke përdorur krimin e organizuar. Dhe joshja është problem”- theksoi Kulluri.

Ai tha se njerëzit e pushtetshëm në këtë vend kanë privilegje dhe sipas tij këtë e kanë kuptuar dhe amerikanët.

“Faktorët politikë në Shqipëri kurrë nuk e patën prioritet drejtësinë, barazinë para ligjit. Në këtë moment u desh ndërhyrja e ndërkombëtarëve. Ajo që ka pasur rëndësi për SHBA ka qenë SPAK dhe OFL.

Njerëzit duan të kenë drejtësi. Sistemi dhe shoqëria shqiptare duhet ta synojnë këtë, që të gjithë jemi të barabartë para ligjit. Problemi është te personi që është lart.  Njerëzit e pushtetshëm kanë privilegje në këtë vend, dhe kjo sjellë padrejtësi  te qytetarët. Këtë e kanë kuptuar amerikanët. Njerëzit e dinë se kush janë politikanët e korruptuar që  kanë  bërë dëm në këtë vend. Çështjet që janë sot në SPAK janë të ditura”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat