Masakra në Klos, infermieri rrëfen momentin kur të plagosurit mbërrin në spital: Djali erdhi në këmbë, i ati kishte plumb në…

Shqipëria

Masakra në Klos, infermieri rrëfen momentin kur të plagosurit mbërrin në spital: Djali erdhi në këmbë, i ati kishte plumb në…

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Vrasja e 3-fishtë në Klos tronditi opinionin publik mesditën e së mërkurës (12 tetor). Fiqiri Mjeshtri dyshohet se vrau baba e bir, Ilir dhe Kenad Shirën, plagosi Eglantin Hasulën dhe djalin e tij të mitur, Renaton, e më pas i dha fund jetës së tij në banesë.

17-vjeçari Kenad Shira humbi jetën në vendngjarje, ndërsa i ati u transportua në spital por nuk i mbijetoi plagëve të marra. Ndërsa dy të plagosurit Eglantin dhe Renato Hasula ndodhen tek Trauma në Tiranë ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Dy të plagosurit, baba e bir, fillimisht u dërguan në qendrën shëndetësore të Klosit. Kryeinfermieri Bashkim Doda tregoi se adoleshenti kishte shkuar vetë në këmbë në qendrën shëndetësore dhe thoshte “na shpëtoni”, ndërsa i ati mbërriti me ambulancë dhe kishte marrë plumb në shpatull dhe qafë.

“Rreth orës 1 e ca të drekës, gjatë turnit të parë, ka ardhur në qendrën shëndetësore një djalë i ri, i plagosur me armë zjarri. Ishte i plagosur në pjesën e qafës dhe në shpatull. I kemi dhënë ndihmë mjekësore. Më pas me ambulancë e kemi çuar drejt spitalit të Burrelit. Në këto momente ka ardhur dhe babai i tij, me mbiemër Hasula. I dhamë ndihmën e shpejtë, ai ishte më rëndë. Kishte plumb në shpatull dhe në qafë. I vendosëm oksigjen. Djali thoshte; ‘na shpëtoni’. Ndërsa babai ishte më rëndë. Ne i kemi bërë disa pyetje për të parë nëse kishte parametrat në rregull. Djali erdhi vetë në këmbë në qendër shëndetësore”, tha infermieri për News24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat