Lajmi bëri xhiron e mediave të huaja/ Anëtarët e Asamblesë së KiE anuluan darkën me Kryeministrin, reagon Rama

Shqipëria

Lajmi bëri xhiron e mediave të huaja/ Anëtarët e Asamblesë së KiE anuluan darkën me Kryeministrin, reagon Rama

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 11:33
Edi Rama

Pasi i refuzuan ftesën për darkë, ka reaguar me anë të një postimi kryeministri Edi Rama.

Postimi:

Disa prej të ftuarve mbrëmë nuk erdhën në darkën e organizuar nga misioni ynë në Strasburg, megjithëse e kishin konfirmuar më parë! Nuk ndjehemi mirë pas fjalimit,ishte arsyeja.E mirëkuptueshme.S’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve!

Bashkëbisedimi me ndonjërin syresh pas darkës ishte kuptimplotë. U ka rënë si rrufe në qiell të pastër! Do t’u duhet ca kohë për të analizuar faktet, kuptuar madhësinë e frikshme të gabimit të bërë një dekadë më parë dhe adresuar nevojën për korrigjimin e tij me një akt të ri.

Por është e neveritshme, që edhe për një padrejtësi kaq ekstreme dhe për një të drejtë kombëtare kaq legjitime, e kaq përtej politikës së ditës, e djathta jonë e nongratave dhe e rublave, gjen kurajon të kundërvihet e të merret me dokrra!#NjerëzPaAtdhe #KatranMeBojë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat