Sekuestrohen 65 aparate celulare, vihen në pranga tre pronarët në Kamëz

Shqipëria

Sekuestrohen 65 aparate celulare, vihen në pranga tre pronarët në Kamëz

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Tre raste të tregtimit të mallrave të dyshuara të kontrabanduara janë goditur nga policia e Tiranës gjatë operacionit policor të koduar “Phones 2”.

Janë vënë në pranga pronarët e 3 subjekteve tregtare si dhe janë sekuestruar 65 aparate celulare të llojeve të ndryshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Phones 2”, kanë arrestuar Musa Xhaferi, 28 vjeç, Edison  Lala, 34 vjeç dhe Etmont Peposhi,  24 vjeç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në dyqanet në pronësi të këtyre shtetasve, në Kamëz, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 65 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat