Belinda Balluku: Që tani 300 kërkesa për panele diellore

Shqipëria

Belinda Balluku: Që tani 300 kërkesa për panele diellore

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 08:31
Belinda Balluku

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ka folur dje në një diskutim me nxënësit e shkollës “Jorgji Dilo” në Elbasan për panelet diellore. Ajo tha se pavarësisht se nuk është hapur aplikimi për t’u ngrohur me panele diellore, familjarët kanë patur interesim.

“Ne kemi patur 300 kërkesa vetëm në këto dy javë, kështu që në 1 nëntor kur të hapet procesi jemi të sigurt që 2 mijë familjet e para do ta ezaurojnë këtë fond”,-deklaroi ajo.

Ndër të tjera tha se në këtë periudhë duhet ulur konsumi në mënyrë që të mos ketë ndërprerje. “Duhet ta ulim me 15% konsumin e energjisë, ta kemi si target”,-tha ndër të tjera.

Zv/kryeministrja u shpreh se qeveria po bën subvencionimin e çmimit të energjisë që në tregjet ndërkombëtare ka pësuar rritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat