Dëshmia që çoi në pranga Martina Pajollarin

Shqipëria

Dëshmia që çoi në pranga Martina Pajollarin

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 19:56
Partina Pajollari

Dëshmia e Bleti Angjos, një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Martin Çeços në Qershor të këtij viti, çoi pas hekurave edhe 18-vjeçaren Martina Pajollari, e cila mbetet kyçe për hetimet.

Disa muaj pas ngjarjes së rëndë, Angjo i cili bashkëpunoi me hetuesit duke treguar dinamikën e ngjarjes dhe implikoi Valter dhe Edlir Mollajn si ekzekutor, ka ndryshuar dëshminë e tij dhe ka thënë se në makinën ku ata kishin marrë Martin Çeçon për ta çuar te rezervuari i Kolanecit, ishte e pranishme edhe Martina.

Pas këtyre të dhënave, Prokuroria ka marrë sërish dëshminë e 18-vjeçares dhe në këtë dëshmi e reja gjithashtu ka treguar rrethana të tjera që përputheshin sipas hetuesve plotësisht me dëshminë e Bleti Angjos.

Me dy dëshmitë e reja, grupi hetimor është rikthyer në vendin e ngjarjes me Martina Pajollarin e cila ka treguar për rrethanat e vrasjes.  Megjithatë qëndrim ndryshe mbajti në gjykatë, ku pretendoi se ndaj saj ishte ushtruar presion nga punonjësit e policisë.

Prokuroria thotë se ngjarja ka pasur motiv xhelozinë e Valter Mollajt ndaj të riut Martin Çeço. Por dyshime të tjera ngrihen për këtë ngjarje pasi familjarët e 18-vjeçares thonë se Facebookun me të cilin pretendohet se kontaktonte me Çeçon, e kishte në përdorim ish-dhëndri familjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat