Vrau gruan me çekiçin e ndërtimit, Avni Meçja merret 5 orë në pyetje, zbardh detajet nga krimi

Shqipëria

Vrau gruan me çekiçin e ndërtimit, Avni Meçja merret 5 orë në pyetje, zbardh detajet nga krimi

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Mediet italiane kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë ku Avni Meçja vrau partneren e tij rumune.

Shqiptari kishte qenë më parë i dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për keqtrajtim, por ai e ka hequr qafe dënimin me ryshfet, thuhet në artikull.

Pas më shumë se 5 orësh marrje në pyetje, Meçja pranoi se kishte vrarë me çekiçin e ndërtimit partneren e tij Elena Mocanu.Ai ka rindërtuar ngjarjen për hetuesit.

Alexandra Elena Mocanu mbërriti në shtëpi të shtunën mbrëma. Në banesë shpërtheu një sherr i dhunshëm në fund të të cilit Avni Meçja goditi 2 herë me çekiç gruan në kokë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.Në orët e para të së dielës, Meçja doli nga shtëpia për tu nisur drejt Veronës ku ndodhen të afërmit e tij dhe më pas do të shkonte në aeroportin e Trevisos për të shkuar në Shqipëri.

Të dielën pasdite trupi i gruas së tij u gjet i mbështjellë me një batanije.

Zbulimi u bë pas një denoncimi nga familja e burrit, të cilët ndoshta e kanë bindur edhe atë të kthehej në Itali pas disa orësh.

Dy vjet më parë, Alexandra e kishte denoncuar Avniun për keqtrajtim dhe ky i fundit ishte dënuar.

Policia po kërkon çekiçin që Meçja tha se e hodhi në një kosh plehrash. Aktualisht shqiptari ndodhet në paraburgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat