​Berisha: 19 milionë euro kushtuan 127 udhëtimet me avion taksi të Edi Ramës

Shqipëria

​Berisha: 19 milionë euro kushtuan 127 udhëtimet me avion taksi të Edi Ramës

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 22:46
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas publikimit të disa dokumenteve, ku pretendohet për informacione që ndërlidhen me kryeministrin Edi Rama.

Dokumentet janë publikuar në llogarinë “Homeland Justice” në “Telegram”, ku pretendohet se bëhet fjalë për të dhënat personale të kryeministrit shqiptar Edi Rama si dhe udhëtimet e tij jashtë vendit.

Berisha për mes një shkrimi në Facebook shkruan se kryeministri i vendit më të varfër të Evropës shpenzon për udhëtime me avion në dispozicion dhjetëra e dhjetëra herë më shumë se sa kryeministri i Austrisë, një vend dhjetëra herë më i pasur se Shqipëria.

Postimi i Berishës:

Super abuzim!

19 milionë euro kushtuan 127 udhëtimet me avion taksi të Edi Ramës!

Të dashur miq, neobllokmeni Edi Rama ka krye si kryeministër 127 udhëtime me Charter apo avion taksi për menderen e tij.

Çdo udhëtim me Charter kushton mesatarisht apo më së paku 150 mijë euro kurse ato të largëtat kushtojnë me gjithë parkingun rreth 250 mijë euro.

Por të llogaritura me çmimin 150 mijë euro fluturimi, Edi Rama ka shpenzuar vetëm avion taksi 19050000 Euro. Pra kryeministri i vendit më të varfër të Europës shpenzon për udhëtime me avion në dispozicion dhjetëra e dhjetëra herë më shumë se sa kryeministri i Austrisë, një vend dhjetëra herë më i pasur se Shqipëria.

Ky është një krim publik tejet i rëndë, është banditizëm qeveritar i përmasave gjigante. Në këmbë shqiptarë ta kërrejmë sa më parë!

Këtu më poshtë keni datat dhe destinacionet e të gjitha udhëtimeve me Charter të Edi Ramës nga shtatori i vitit 2013 gjer sot!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat