Digjet sipërfaqja me pemë në Korçë/ Zjarri vijon prej natës, punohet vetëm me mjete rrethanore

Shqipëria

Digjet sipërfaqja me pemë në Korçë/ Zjarri vijon prej natës, punohet vetëm me mjete rrethanore

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 16:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr masiv ka përfshirë prej mbrëmjes së djeshme një sipërfaqe pyjore mbi fshatin Jollë në Korçë.

Zjarri, i cili sipas autoriteteve dyshohet i qëllimshëm ka përfshirë deri tani një sipërfaqe preh 1 hektarë. Në zonë kanë shkuar punonjës zjarrfikës, nga inspektorati pyjor dhe banorë të zonës, të cilët janë duke punuar me mjete rrethanore.

Mjeti zjarrfikës nuk futet në zonë pasi vatrat janë mbi fshat pothuajse në majë mali dhe gati 1 orë e 30 minuta kanë ecur në këmbë për të shkuar.

Situata mbetet kritike dhe vijon puna për të bërë të mundur izolimin e vatrave të zjarrit i cili ndihmohet edhe nga era.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat