A do të rritet çmimi i energjisë elektrike? Ministrja Balluku flet për planin e qeverisë

Shqipëria

A do të rritet çmimi i energjisë elektrike? Ministrja Balluku flet për planin e qeverisë

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 13:50
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku foli në mbledhjen e sotme në Komisionin e Ekonomisë në lidhje me planin e qeverisë për vendosjen e fashës për energjinë elektrike, mbi 800 kWh.

Balluku deklaroi se pritet që nesër të nisin reshjet në zonën e kaskadës duke theksuar se e kanë lënë të hapur mundësinë për anulimin e fashës në rast se do të ketë prurje.

Ajo gjithashtu nënvizoi se ajo që i ka ‘shpëtuar’ abonentët deri më tani është fakti se sipas saj konsumi ka rënë ndjeshëm gjatë muajit tetor në një shifër prej 6.2%.

“Është 4% e konsumatorëve që kalojnë fashën e vendosur. Në muajin me konsumin më të lartë të vitit kemi 58 mijë familje. Fashat janë vendossur kudo.

Ne po mundohemi që mos ta vendosim. Nesër fillon shiu në zonën e interesit, flasim për Kaskadën e kemi lënë të hapur nëse do kemi prurje dhe për ne do jetë fat që të mos vendosim fashën. E vetmja gjë që sot na shpëton është se konsumi ka rënë ndjeshëm me 6.2% për muajin tetor”, deklaroi Balluku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat