Rama: Po e përgatisim një tjetër samit të Ballkanit të Hapur në Shqipëri

Shqipëria

Rama: Po e përgatisim një tjetër samit të Ballkanit të Hapur në Shqipëri

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 14:38
Edi Rama

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kreu i qeverisë shqiptare dha lajmin se po Shqipëria pritet të mbajë një tjetër samit të nismës Ballkani i Hapur.

“Ne po përgatisim një tjetër samit të Ballkanit të Hapur në Shqipëri dhe jemi të kënaqur që ka dhe vende të tjera integrale të këtij procesi. Këtu kam parasysh, Turqinë, Greqinë, Hungarinë, Italinë, kam parasysh vende të cilat ishin të pranishme fillimisht në samitin e bërë më parë dhe që tani kërkojnë të jenë në vazhdimësi për të krijuar atë energji të nevojshme edhe me kufijtë rreth e rrotull“.

“Më vjen jashtëzakonisht mirë po ashtu që ka rifilluar Procesi i Berlinit, ndër të tjera edhe sepse ka provuar se Ballkani i Hapur nuk është asgjë tjetër veçse një njësi jetësimi i Procesit të Berlinit. Çfarë kemi firmosur ne në Berlin? Kemi firmosur ato që ne i kishim firmosur më parë me njëri-tjetrin në Ballkanin e Hapur. Përse? Sepse marrëveshjet e Ballkanit të Hapur nuk janë asgjë tjetër veçse përshpejtim i procesit të Berlinit”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat