Emergjencat e dimrit, prefekti i Korçës mbledh komisionin e Mbrojtjes Civile. Bashkia e Korçës nuk merr pjesë në takim

Shqipëria

Emergjencat e dimrit, prefekti i Korçës mbledh komisionin e Mbrojtjes Civile. Bashkia e Korçës nuk merr pjesë në takim

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 15:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Në këtë pragdimri, Prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole zhvilloi mbledhjen e Komisionit të Mbrojtjes Civile të qarkut.

Në këtë mbledhje e dyta për këtë vit, merrte pjesë sërish Drejtori i Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Cako dhe Drejtori i  Gatishmërisë dhe Koordinimit të Përgjigjes Emergjente në AKMC, Robert Hysenllari.

Takimi i organizuar nga Prefekti Jole kishte qëllim përcaktimin e masave dhe punën parapërgatitore në prag të sezonit të dimrit për të menaxhuar sa më mirë e më shpejt të jetë e mundur Emergjencat e shkaktuara në këtë stinë në qarkun tonë.

Ndërkaq në vijim të takimit Jole theksoi problematikat e konstatuara dimrin e kaluar ku në tërësi siç tha, për përballimin e situatave emergjente ka patur një angazhim të mirë të strukturave të mbrojtjes civile, koordinim të punës dhe masave me bashkitë, midis bashkive dhe institucioneve shtetërore në nivel rajonal e vendor. Një eksperiencë e mirë është fituar në mirëmbajtjen e akseve kryesore nacionale dhe rrugëve turistike.

Prurjet e lumenjve dhe të përrenjve kryesore janë monitoruar përgjithësisht me kujdes dhe nuk kanë krijuar përmbytje.

Është realizuar mirë monitorimi i funksionimit të ujëmbledhësave, rezervuarëve, kolektorëve dhe kanaleve kulluese, për parandalimin e situatave emergjente që mund të krijoheshin nga reshjet e shiut e dëborës, duke kërkuar mbajtjen hapur shkarkuesit e tyre në veçanti digat e mëdha etj. Rrëshqitjet e dherave dhe materialeve të tjera nga pjerrësitë e rrugëve nacionale e rurale nuk krijuan probleme emergjente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat