Rrëfimi përlotës i bashkëshortes së 89-vjeçarit, që e vranë hajdutët: Ishin të rinj, na dhunuan

Shqipëria

Rrëfimi përlotës i bashkëshortes së 89-vjeçarit, që e vranë hajdutët: Ishin të rinj, na dhunuan

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 12:23
E moshuara, e ulur pranë oxhakut të banesës së vjetër, mes lotësh lutet që të ishte ajo në vend të burrit të saj.

Gazetari Ervis Kuçi ka siguruar dëshminë e gruas së viktimës, Çaush Shehajt, i cili ndërroi jetë pasi u dhunua nga grabitës të armatosur. Ngjarja ndodhi në Klos të Mallakastrës.

E moshuara tha se ishin dy të rinj ata që i dhunuan ndërsa burri i saj vdiq nga dhuna.

E moshuara, e ulur pranë oxhakut të banesës së vjetër, mes lotësh lutet që të ishte ajo në vend të burrit të saj.

“Ishin të rinj ata që na dhunuan. Na dhunuan 2 djem të rinj. S’më vranë mua në vend të Caushit. Caushin e vranë fare. Mua më vranë. Më rrahën”, tha e moshuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat